Rama: Maskat e mia i bëj vetë, nuk kushton asnjë lek

Politikë
Rama: Maskat e mia i bëj vetë, nuk kushton asnjë lek

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës në çdo ambient.

Ramës iu soll në vëmendje rasti i bashkëshortes së një naftëtari në Ballsh, e cila deklaronte se nuk kishte para për të blerë maskë për vajzën e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referuar kësaj deklarate, Rama tha se maskat mund të bëhen edhe vet dhe kanë të njëjtin efikasitet mbrojtje në rrugë.

Po ashtu, ai tha se maskat e tij i bën vet personalisht dhe nuk i kushton asnjë lekë.

“Unë maskat e mia i bëj vetë personalisht, nuk më kushton asnjë lekë. Për qytetarin në rrugë ajo ka plotësisht garanci si n jë mbrojtëse tekstili. Kjo maska është e mjaftueshme për njeriun që është në rrugë. Maskat mund të blihen, maskat mund të bëhen vetë.-tha Rama./ Opinion.al

ME TE LEXUARAT