Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ralf Gjoni: Rama ndërron mendje me hënë se është gaforre

Deputeti Ralf Gjoni në seancën e sotme të parlamentit kom,entoi vendimin detyrueshëm të mbajtjes së maskës edhe në ambientet e hapura.

Ai tha se e mbante maskën por përsëri u prek nga COVID-i. Gjoni u shpreh se kryeministri është e shenjës së gaforres prandaj ndërron mendje sipas ndryshimit të hënës, ku njëherë thotë mbajeni e pastaj e vendos me detyrim.

“Biznesi i vogël po shkon drejt falimentit, Rama s’ka asnjë plan të mirë menduar për t’i bërë ballë krizës mbarë sociale që po vjen në 2021-shin. Unë e kam mbajtur maskën për 1 vit, prapë më zuri Covid në korrik. Kush e bën këtu që ndërron mendjen, njëherë ashtu, pastaj kështu përveç Ramës? Ndërron mendje si me hënë ai se është gaforre në shenjë horoskopi, është i paparë”, u shpreh Gjoni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet