Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Qytetarët të dëshpëruar”, Teliti: Rama braktisi ekonominë e vendit, biznesi është në faliment

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti akuzon kryeministrin Rama se ka çuar ekonominë e vendit në buzë të greminës.

“Premtoi paketën e tretë por më pas u tërhoq, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka dhënë paketën e katërt.
Premtoi paketën e rimëkëmbjes, por ishin thjesht propagandë boshe.”-shkruan Teliti.

MESAZHI I TELITIT
Ekonomia buzë greminës, biznesi në faliment, qytetarët të dëshpëruar. Faktet janë kokëforta: ER me dy paketat e tij gjysmake prej 101 milionë euro thjesht braktisi ekonominë.
Premtoi paketën e tretë por më pas u tërhoq, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka dhënë paketën e katërt.
Premtoi paketën e rimëkëmbjes, por ishin thjesht propagandë boshe.
Paratë janë, buxhet ka, lekët e shqiptarëve nuk mund të jenë vetëm për të paguar koncesionet dhe PPP-të. Koha nuk pret!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet