Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti i PPE-së me tone të ashpra: E kemi paralajmëruar, koha për të vepruar kundër Erdoganit

Udhëheqësi i PPE-së mbështet kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në lidhje me konfliktin me Turqinë për cështjen e detit.

“Mbështetje e plotë për thirrjen e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për kohezionin evropian ndaj veprimeve të Turqisë në lidhje me Mesdheun Lindor” shkruan Manfred Weber, udhëheqësi i Partive Popullore Europiane.

“Ne e kemi paralajmëruar shumë herë. Tani është koha për të vepruar kundër Presidentit Erdogan dhe shkeljeve të tij të së drejtës ndërkombëtare” vijon më tej Manfred Weber.

Franca dhe Gjermania i lanë një javë kohë Turqisë që të tërhiqet nga provokimet në Mesdhe në lidhje me kufirin detar me Greqinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet