“Po më rrëshqiti goja mua…”, Rama: Programi ynë një kantier që vazhdon, do e bëjmë publike kur ta kemi gati

Politikë
“Po më rrëshqiti goja mua…”, Rama: Programi

TIRANË

Kryeministri Edi Rama tha se programi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2021është në ndërtim dhe kur të jetë gati do bëhet publike. Teksa foli për hapjen e Partisë Socialiste, Rama tha se kjo hapje nuk ka ndodhur më parë as në PS dhe në asnjë parti tjetër.

I pyetur nëse partia që drejton do shkojë në zgjedhjet e përgjithshme me program apo me batuta, Rama tha se do kemi atë që kemi premtuar që është Shqipëria 2030.

“Mund të mbash fjalim një orë dhe juve batutat i keni për lajme. Fol për ekonominë, punën, taksat për çfarë të duash po të rrëshqiti goja siç më rrëshqet mua për fat të mirë dhe për të keq t’i japësh ngjyra bisedës ajo del. Programi ynë është një kantier që vazhdon, patjetër që do kemi atë që kemi premtuar që është Shqipëria 2030 dhe kur ta kemi gati do ta bëjmë publike”, tha Rama.

Por a kanë lidhje ndryshimet e mundshme në qeveri me ligjin për Presidentin? Rama tha: “S’ka lidhje. Qeveria është në punë. Nëse doni të dini më shumë për punët e qeverisë, bujrum por nëse ekranet kanë më shumë vend për Çimin që i ra me tullë Gimit apo e plagosi, apo për Hasanin që u përplas me motor dhe çau kokën, atëherë nuk mbetet shumë për pjesën tjetër”.

ME TE LEXUARAT