Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përlotet Veliaj, kujton mikun e tij që humbi jetën nga koronavirusi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli sërish për mikun e tij, drejtor në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj, i cili humbi betejën me koronavirusin.
Fanaj u kurua në Turqi por fatkeqësisht u nda nga jeta.

“Ne ishim këtu më përpara kur filloi viti shkollor edhe në atë takim e nisa duke bërë një dedikim për një mikun tonë i cili në atë kohë ishte sëmurë, Feti Fanaj.

Fatkeqësisht ai pasi punoi të gjithë verën për t’u siguruar që shkollat dezinfektoheshin, që higjienizoheshin, që bëheshin gati me të gjitha solucionet, që bëheshin gati me të gjitha rregullimet, me të gjitha riparimet, u sëmur dhe fatkeqësisht nuk e fitoi atë betejë.

Arsyeja se pse e them këtë është jo për të prishur gëzimin, por për të kujtuar që në një familje kemi gëzime, por kemi edhe hidhërime”, tha Veliaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet