Lajm i mirë/ Kombëtarja do të luajë më në fund me tifozë

Sport
Lajm i mirë/ Kombëtarja do të luajë më në fund me

Tifozët rikthehen në stadium. Pas një mungese të stërzgjatë prej pandemisë që ka pushtuar mbarë globin, më në fund u zhvillua një ndeshje e Kombëtares sonë me spektatorë.

Edhe pse në transfertë, Lituani-Shqipëri u zhvillua me dyer të hapura. UEFA ka vendosur që të lejohen vetëm 30% e kapacitetit në çdo impiant, gjë që ndodhi edhe dje.

Ajo që bëri përshtypje në stadiumin “LFF” në Vilnius, ishte distancimi i munguar. Hapësirë kishte me bollëk, por njerëzit u panë ngjeshur me njëri-tjetrin.

Ndonëse vendimi final i takon qeverisë së vendit tonë, nuk përjashtohet mundësia që në ndeshjet e nëntorit edhe sportdashësit kuqezinj të shohin më në fund futboll.

ME TE LEXUARAT