Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kam respektuar të gjitha rregullat”, Valentino Rossi infektohet me COVID-19: Jam i zhgënjyer

Piloti Valentino Rossi infektohet me COVID-19. Lajmin e ka dhënë vetë piloti i njohur i motoçiklizmit në Itali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ai shpjegoi se testi i parë i doli negativ, ndërsa i dyti i bërë mëngjesin e së enjtes rezultoi pozitiv.

41-vjeçari fatkeqësisht duhet të heqë dorë nga gara e së dielës dhe asaj të një jave më pas në Spanjë.

“Fatkeqësisht mëngjesin e sotëm nuk ndihesha mirë. Isha si i lodhur dhe mezi lëvizja, kisha dhe një temperaturë të lehtë.
Thirra menjëherë mjekun dhe më pas më bënë tamponin.

Rezultani i testi të shpejtë PCR ishte negativ, ashtu si ai që kisha bërë të martën. Por tamponi përgjigjja e të cilit më erdhi sot pasditë në orën 16:00 rezultoi pozitiv.

Jam shumë i zhgënjyer, për faktin se nuk do të marr pjesë në garën e Aragon. Jam shumë i mërzitur sepse unë kam respektuar të gjitha rregullat e COVID-19. Por skam ç’të bëj nuk bëj dot gjë për të ndryshuar.”- u shpreh ai.

Rossi është piloti i dytë që rezulton pozitiv pas spanjollit Jorge Martin, i cili u detyrua të humbasë dy gara Moto2.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet