Kalimi nga cigaret në IQOS, cilat janë përfitimet e duhanpirësve?

Aktualitet
Kalimi nga cigaret në IQOS, cilat janë përfitimet e

Zhvillimi shkencës dhe teknologjisë u ofron duhanpirëve të rritur alternativa më pak të dëmshme, ndonëse specialistët sugjerojnë që zgjedhja më e mirë që mund të bëjnë është të heqin dorë tërësisht nga duhani.

Kalimi në alternativa pa tym konsiderohet një zgjedhje më mirë krahasuar me vazhdimin e pirjes së cigareve. Pajisjet elektronike që ngrohin duhanin pa e djegur atë shmangin ekspozimin e tyre dhe të njerëzve përreth tyre ndaj toksikantëve të dëmshmëm që cclirohen me tymin e e cigares ashtu si he katrani apo hiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përdorimi i pajisjeve të duahnit me ngrohje shoqërohet me çlirimin e aersolit. Për të identifikuar ndryshimet midis aerosolit dhe tymit të cigares duhet të përqendrohemi në përbërjen e tyre kimike.

Ekzistojnë ndryshime të konsiderueshme kimike midis aerosolit dhe tymit të cigares. Tymi i cigares përmban më shumë se 6,000 përbërës kimikë, dhe mbi njëqind prej tyre janë klasifikuar si shkaktarë ose shkaktarë potencialë të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit.

Qeveri të ndryshme dhe organe rregullatore kanë përpiluar një listë të toksikantëve. Lista më gjithëpërfshirëse është bërë nga FDA dhë përfshin rreth 93 përbërës të dëmshëm.

Shkencëtarët kanë analizuar këta 93 përbërës të përqendruar në tymin e cigares ku vërehet ulje deri në 90-95% në aerosolin e duhanit me ngrohje krahasuar me tymin e cigares.

Ndërkohë një tjetër hulumtim i financuar nga Autoriteti i Sigurisë së Ushqimit dhe Konsumatorit në Hollandë (NVWA) aplikoi një Metodë për krahasimin e ndikimit të kancerogjenitetit të produkteve të duhanit në duhanin me ngrohje kundrejt cigareve.

Niveli I i kimikateve është vlerësuar të jetë 10‐25 herë më e ulët kur përdorni produkte të duhanit me ngrohje në vend të cigareve. Një ndryshim i tillë tregon një reduktim thelbësisht më të vogël.

Kjo metodë ndihmon për të kuptuar më mirë ndikimin e mundshëm shëndetësor të alternativave të reja të duhanit pa tym.

Një studim tjetër i realizuar sëfundmi në Itali, krahason ndotjen e mjediseve të brendshme duke krahasuar përdorimin e IQOS dhe cigareve tradicionale me djegie. Ky studim zbuloi se me IQOS niveli I ndotjes paraqitej i shoqëruar me një ngarkesë shumë më të ulët të emetimeve për të gjithë fraksionet e monitoruara të grimcave.

Si përfudim i këtyrë studimeve, por dhe të tjerave të realizuara gjatë kësaj dekade kalimi i duhanpirësve nga cigaret në IQOS zvogëlon emetimin e kimikateve të dëmshëm. Gjithashtu ky kalim shoqërohet me zvogëlim të ekspozimit të tyre ndaj kimikateve të dëmshëm.

Përgjatë konferencave shkencore të realizuara këtë vit, studiues por dhe specialistë të shendetit kanë konkluduar se IQOS është krejtësisht i ndryshëm nga cigarja dhe ndonëse nuk është një produkt tërësisht i padëmshëm mbetet një mundësi më e mirë sesa vazhdimi i konsumit të cigareve me djegie.

ME TE LEXUARAT