Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Infektimi i foshnjave me koronavirus/ Mjekët bëjnë apel për kujdes

Gati një e treta e infeksioneve të koronavirusit tek foshnjat e porsalindura merren që në barkun e nënës, ose gjatë lindjes, ka gjetur një përmbledhje e rasteve të raportuara.

Ndërsa Covid-19 është i rrallë tek të porsalindurit, mjekët kanë dashur të kuptojnë rreziqet e mundshme me të cilat përballen bebet nëse testet zbulojnë se kanë infeksion shpejt pas lindjes.

Mjekët në Francë ekzaminuan 176 raste të botuara të infeksioneve të koronavirusit neonatal në të cilat foshnjat rezultuan pozitive të paktën një herë ose u zbulua se kishin antitrupa kundër virusit.

Shumica e foshnjave, rreth 70%, ishin infektuar në spital ku nëna, personeli mjekësor, pacientët e tjerë, anëtarët e familjes dhe vizitorët të gjithë paraqisnin një rrezik të mundshëm të infeksionit. Pjesa tjetër e infeksioneve u transmetua direkt nga nëna para ose gjatë lindjes.

Daniele De Luca, drejtor mjekësor i pediatrisë dhe kujdesit kritik neonatal në spitalin Antoine Béclère në Paris, tha se pavarësisht se ishte e rrallë, ishte e rëndësishme që mjekët të ishin të vetëdijshëm që të sapolindurit mund të lindin me virusin ose ta kontraktojnë atë ndërsa ndodhen në spital.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet