Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Helmimi i Navalnyt, Bashkimi Europian miraton sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin që të zbatojë sanksione ndaj 6 individëve dhe një institucioni në Rusi për shkak të helmimit me lëndë kimike të opozitarit rus, Alexei Navalny.

Pasi ministrat e Jashtëm të BE-së arritën një marrëveshje mbi sanksionet në takimin e tyre që mbajtën një ditë më parë në Luksemburg, ambasadorët e vendeve të BE-së në Bruksel ranë dakord mbi institucionet dhe individët që do të sanksionohen.

Sipas kësaj, do të zbatohen sanksione që përfshijnë ndalesën e udhëtimit dhe ‘ngrirjen’ e pasurive të 6 zyrtarëve të institucioneve të inteligjencës ruse dhe Institucionit shtetëror për kërkime të kimisë organike dhe teknologjike të Rusisë.

Personat ndaj të cilëve do të zbatohen sanksione janë si më poshtë:

“Kreu i shërbimeve të sigurisë federale (FSB) të Inteligjencës së Rusisë, Alexander Bortnikov, drejtuesi për politikën e brendshme në administratën e presidencës ruse, Andrey Yarin, zv.kryetari në administratën presidenciale të shtetit, Sergey Kiriyenko, përfaqësuesi i plotëfuqishëm i presidentit rus Vladimir Putin për rajonin federal të Siberisë, Sergey Menyaylo si dhe zv.ministrat e Mbrojtjes, Pavel Popov dhe Aleksey Krivoruchko.

Opozitari rus Navalny u shtrua në spital pasi u sëmur gjatë kohës që ndodhej në Siberi në muajin gusht. Më pas Navalny u dërgua për trajtim në Gjermani, e cila njoftoi se opozitari rus ishte helmuar me një lëndë kimike nga grupi Noviçok. Pas kësaj BE-ja njoftoi se ndaj Rusisë do të zbatojë sanksione. Ndërkohë Rusia refuzon pretendimin për helmim.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet