Guardia di Finanza, sekuestron 1 milionë euro kartëmonedha false, arrestohen 4 persona

Bota
Guardia di Finanza, sekuestron 1 milionë euro kartëmonedha false,

Guardia di Finanza italiane ka sekuestruar një fabrikë klandestine kartëmonedhash, duke sekuestruar mbi 1 milion euro të falsifikuara. Operacioni u ekzekutua nën hetimin e Prokurorisë Publike e Napolit, në bashkëpunim me Repartin special të Policisë Monetare e të Policisë ekonomiko-financiare të Napolit.

Ndërkohë u arrestuan në flagrancë 4 persona, banues në Napoli, nën akuzën e “prodhimit e tregtimit të kartëmonedhave të falsifikuara”. Në këtë fabrikë po stampoheshin kartëmonedha të serisë së re “Europa” e sapo hedhur në tregun monetar. Në përfundim të operacionit policia theksoi se familjet e të dyshuarve përfitojnë nga të ardhurat e siguruara në mënyre të jashtëligjshme.

Brenda laboratorit, të vendosur në një apartament në lindje të Napolit, u gjetën mbi 68,000 kartëmonedha të falsifikuara me prerje të ndryshme në një vlerë totale prej mbi 1 milion euro. Përveç kartëmonedhave me vlerë 20, 50, 100 dhe 200, u gjetën gjithashtu edhe kartëmonedha të shumta prej 5 eurosh, një prerje e pazakontë, por shumë tinëzare për qytetarët pasi vështirë se zgjon dyshime.

Kapi gjithashtu dy printera me bojë me të një cilësie të lartë, me të cilët të dyshuarit siguruan grafikët dhe ngjyrat e kartëmonedhave; tre printerë lazer me të cilët kryhej procesi i shtypjes duke vendosur numra serialë dhe elementë të tjerë të sigurisë.

ME TE LEXUARAT