Greqia në alarm nga koronavirusi, zona kufitare me Shqipërinë në ngjyrë të kuqe

Kosovë&Rajon
Greqia në alarm nga koronavirusi, zona kufitare me Shqipërinë

Greqia po përballet me një valë të dytë të koronavirusit me numër të madh të prekurish, si edhe të shtruarish në spitale.

Autoritetet njoftuan dje për 436 raste të reja, ndërsa u raportua edhe për 7 të vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Greqia ka një numër të madh pacientësh të intubuar duke rritur rrezikun e humbjes së jetëve. Raportohet se janë 86 pacientë që po trajtohen në intubim.

Por, ajo që na prek në mënyrë të drejtpërdrejt edhe neve në Shqipëri lidhet me faktin se numri më i madh i të infektuarve me koronavirus gjatë ditëve të fundit në Greqi janë pikërisht në zonat kufitare me Shqipëri.

Bëhet fjalë për zonën e Kosturit dhe Kozanit, në të cilat vetëm numërohen më shumë se 700 raste aktive deri më tani.

Po ashtu, raste të shumta ka edhe në rajonin e Janinës, ndërsa autoritetet kanë dhënë alarmin edhe për Atikën, ku bën pjesë Athina. (burimi:abcnews)

ME TE LEXUARAT