Gjobat për maskën anti-COVID, protestë tek kryeministria, policia shoqëron tre persona

Aktualitet
Gjobat për maskën anti-COVID, protestë tek kryeministria, policia

Qytetaret jane mbledhur ne protestë kundër për mbajtjes së maskave para Kryeministrisë. Reth 50 persona janë mbledhur për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave dhe në ambientet e jashtme.

Policia ka shoqëruar 3 të rinj. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për t’i thënë ‘jo’ diktaturës së maskave, për ti çjerrë maskat sistemit globalist që na sundon”, tha një prej protestuesve.

Ndërsa një tjetër e cilësoi shkelje kushtetuese dhe vendimin e kryeministrit arbitrar.

“Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT