Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Franca numër record të infektuarish, 30 mijë raste me koronavirus

Një ditë pasi Macron riktheu shtetrrethimin në nëntë qytete, Franca shënon një numër record të infektuarish.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me die se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 30621 raste me koronavirus dhe të paktën 88 qytetarë humbën jetën.

Kryeministri Jean Castex, në një postim në Twitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.

“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet