Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E rëndë/ U përdhunua nga xhaxhai, 14-vjeçarja humb jetën gjatë abortit në muajin e 6 të shtatzënisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pakistan, ku një vajzë 14-vjeç humbi jetën gjatë një aborti, pasi u përdhunua vazhdimisht nga xhaxhai.

Sipas “Daily Mail”, vajza është identifikuar si Uzma, e cila shkoi të jetonte me xhaxhain pasi iu ndanë prindërit.
Ajo u përdhunua vazhdimisht nga xhaxhi i saj prej 6 muajsh, ndërsa mbeti edhe shtatzënë.

Kur kjo gjë u zbulua nga xhaxhai dhe bashkëshortja e tij, ata e detyruan të miturën t’i nënshtrohej abortit.

Ajo ishte gjashtë muaj shtatzënë, dhe për pasojë pati ndërlikime për shkak të fazës së vonë të ndërhyrjes.

Mjekët më pas konfirmuan se ajo ishte përdhunuar dhe dhunuar për një kohë të gjatë.

Pas vdekjes së saj, i ati ngriti padi, duke çuar në arrestimin e xhaxhait dhe bashkëshortes së tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet