Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dritë jeshile për futbollin, Fidel Ylli pas takimit me Ligën: Zgjidhja është afër

Fidel Ylli, së bashku me një grup tjetër nga qeveria, zhvilloi sot një takim me Ligën. Pas takimit ai është shprehur se gjithçka është në rrugën e duhur, për zgjidhjen e kampionatit, që deri tani është në bojkot dhe se zgjidhja është afër.

“Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim, me ministren e financave dhe një grup serioz nga qeveria, ku pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar.

Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave.

Megjithatë ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka cacur situatën deri në këtë gjendje dhe tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje.”, u shpreh Fidel Ylli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet