Dorëheqja e Presidentit të Kirgistanit, Meta: Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë

Politikë
Dorëheqja e Presidentit të Kirgistanit, Meta: Autorët e krimeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar sot dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas protestive massive kundër rezultatit të zgjedhjeve të manipuluara.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë! ????”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT