Dogjën maskat , policia mbush furgonet me protestues, mes tyre ka dhe gra
Lajmifundit
/
15 Tetor 2020, 19:02
Aktualitet

Policia ka shoqëruar dhjetëra protestues nga demostrata e sotme para kryeministrisë kundër vendosjes së maskave. Mësohet se në mesin e të shoqëruarve nga policia ka edhe gra.
Policia dhe forcat Shqiponja me tre furgonë e 5 mjete të vogla të policisë kanë shoqëruar protuestuesit e shpërndarë përgjatë gjithë bulevardit.
Protestuesit në shenjë proteste sot dogjën edhe maska.
LEXONI EDHE:
Gjobat për maskën anti-COVID, protestë tek kryeministria, policia shoqëron tre persona
Protestuesit përzënë Kujtim Gjuzin para kryeministrisë: Ik o legen