Cfarë fitojnë dhe humbasin emigrantët, publikohen ndryshimet në Kodin e Nënshtetësisë Greke

Aktualitet
Cfarë fitojnë dhe humbasin emigrantët, publikohen ndryshimet

Shkruan: Edmond Guri

Publikohet në fletoren zyrtare ndryshimet në Kodin e Nënshtetësisë Greke: Çfarë humbasin dhe çfarë fitojnë emigrantët!

Pas një periudhe të gjatë kohore me kosultime, propozime dhe diskutime si nga specialistët e fushës, shoqëria civile dhe nga Komisioni i Përhershëm për Administratën Publike, Rendin Publik dhe Drejtësinë, publikohet në Fletoren Zyrtare më dt.12/10/2020 ligji nr. 4735 “Për disa Ndryshime në Kodin e Nënshtetësisë Greke, për Kuadrin e Ri të zgjedhjes së Administratës në sektorin publik, Rregullim e çështjeve orgnizative të Sekretariat të Përgjithshëm të Nënshtetësisë dhe të Sekretariatit të Përgjithshëm të Burimeve Njerëzore të Sektorit Publik në Ministrinë e Brendshme, Rregullime për Zhvillimim e Prespektivave të reja dhe funksionimin normal të Organizmave të Pushtetit Lokal dhe dipozita të tjera”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në nenin 1 të këtij ligji thuhet konkretishtë se: “Objekti i këtij kapitulli është thjeshtimi i procedurave të natyralizimit të të huajve si shtetas grekë dhe forcimi i mundësisë së pjesëmarrjes thelbësore të grekëve të natyralizuar tashmë në jetën politike të vendit” si dhe në nenin 2, po ashtë citohet: “Qëllimi i këtij ligji është zvogëlimi i burrokracisë dhe i përshpejtimit të procesit të shqyrtimit të kërkesave për natyralizim, garantimi i transparencës, të sigurojë objektivitetin, si dhe transparencën dhe barazinë në procesin e natyralizimit të të huajve alogjenë”.

Kështu që në fillim të këtij ligji duket qartë “vullneti” i qeverisë greke për ndryshime rrënjësore që më në fund procesi i natyralizimit, i marrjes së nështetësisë nga brezi i dytë dhe homogjenët të futet në normalitet pas një periudhe të gjatë me procedura të vështira, vonesa të paarsyetueshme shumë vjeçare dhe burrokraci të madhe.

Por çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për fimim e nënshtetësisë greke për grupet e interesit?

Kushtet thelbësore për natyralizim i shtetasit të huajit që dëshiron të bëhet shtetas grek me natyralizim, përtej kushteve të nenit 5, duhet:

a. Të ketë njohuri të mjaftueshme të gjuhës greke, me qëllim që të përmbushi detyrimet që rrjedhin nga atributet e shtetasit grek.

b. Të ketë njohuri të mjaftueshme për historinë dhe gjeografinë greke, kulturën greke dhe zakonet e popullit grek, si dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të vendit.

c. Të ketë aftësinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe efektive në jetën politike të vendit, duke respektuar parimet themelore që e rregullojnë atë.

d. Të integrohen normalisht në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, duke e bërë atë qendër të vazhdueshme të veprimtarive të tij jetësore.

Për të verifikuar integrimin financiar të aplikantit, merret parasysh ekzistenca e një pune të qëndrueshme dhe në përgjithësi aktiviteti i tij ekonomik, por edhe përmbushjen e vazhdueshme të detyrimeve ndaj shtetit si takast, të sigurimeve shoqërore etj. Për të verifikuar integrimin sociale të Aplikantit, do të meret parasysh veçanërisht lidhja e një farefisnie me një shtetas grek, njohja e tij me zakonet dhe traditat e shoqërisë greke, pjesëmarrja në aktivitete vullnetare, aktivitete sportive, aktivitete të bashkisë dhe ngjarje të shoqërisë civile.

Ndërkohë me vendim të “Ministrit të Brendshëm, përcaktohen elementët specifikë që përbëjnë prova të integrimit ekonomik dhe shoqëror të kërkuesit/aplikantit për periudhën e shqyrtuar, sipas rastit”.

Çfarë dokumentesh duhen për natyralizim?

1. Kërkesa për natyralizim i paraqitet Shërbimit të Nënshtetësisë/Ithageneia të Ministrisë së Brendshme të vendbanimin të personit në fjalë dhe shoqërohet nga dokumentet mbështetëse si mëposhtë:

a. Fotokopje të pasaportës të vlefshme ose dëshmi tjetër e identitetit.

b. Leje qëndrimi të vlefshme parashikuar në paragrafin e, neni 5-ë.

c. Certifikata e aftësisë së njohurive të mjaftueshme për natyralizim (Π.Ε.Γ.Π. - PEGP), siç parashikohet në paragrafin 2 të neni 7.

ç. Certifikata origjinale e lindjes e vërtetuar ligjërisht dhe e përkthyer zyrtarisht, ose ekuivalente tjetër. Nëse i huaji ka lindur në Greqi, një certifikatë lindje është e mjaftueshme.

d. Deklaratat fiskale ose aktet administrative vlerësimi tatimor i viteve financiare që korrespondojnë me vitet e qëndrimit të mëparshëm të ligjshëm në vend, siç kërkohet rast pas rasti, mbi bazën e të cilave lind detyrimi tatimor i kërkuesit si rezident në Greqi.

dh. Numri i regjistrimit të sigurimeve shoqërore (Α.Μ.Κ.Α.).

e. Pagesë elektronike (kupon) pesëqind e pesëdhjetë (550) euro. Për të ri-aplikuar për natyralizim pagesa e parashikuar përcaktohet në dyqind (200) euro. Homogjenët, mbajtësit e shtetësisë së një vendi anëtar të Bashkimit Europian, refugjatët e njohur politikë dhe personat pa shtetësi paguajnë për secilën kërkesë tarifë natyralizimi prej njëqind (100) eurosh.

2. Aplikanti me kërkesën e tij autorizon departamentin kompetent për të mbledhur, përpunuar, si dhe për të transmetuar të dhënat e tij personale brenda organit kompetent ekskluzivisht për qëllimet e shqyrtimit të kërkesës së tij.

Ndryshimet më domehtënëse që sjell ky ligj janë:

a. Shtetasi i huaj i cili dëshiron të bëhet shtetas grek me procedurën e natyralizimit, ftohet të marri pjesë në testin me shkrim, në mënyrë që të verifikohet pajtimi i kushteve të paragrafëve a dhe b të nenti 5A. Kusht për pjesmarrjen në testin me shkrim përbën pagesa prej 150 euro. Për t’u certifikuar në këtë test, emigranti duhet të kalojë me sukses provimet e nivelit të gjuhës greke analoge me B1, në të kuptuarit dhe të prodhuarit komunikim të rrjedhshëm me gojë dhe me shkrim, si dhe në shqyrtimin e njohurive të elementeve të historisë dhe gjeografisë, kulturës greke dhe të institucioneve të shtetit të Greqisë.

Temat e mësipërme shqyrtohen përmes një përzgjedhje të rastësishme nga një bankë temash, me të paktën njëqind (100) tekste me ushtrimet e tyre në kuptimin dhe prodhimin e komunikimit të rrjedhshëm me gojë si dhe treqind (300) pyetje-tema për pjesën tjetër të lëndëve.

Banka e temave krijohet dhe ruhet nën kujdesin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Nënshtetësisë/Ithageneias dhe është i hapur për të çdo të interesuar ndërmjet websitit të Ministrisë së Brendshme. Konkretisht për testin e gjuhës, banka e temave mund të formohet me pjesëmarrjen e Qendrës së Gjuhës Greke.

2. Pjesmarrja në provime konsiderohet e sukseshme kur kandidati ka grumbulluar shtatëdhjetë përqindë (70%) të rezultatit maksimal të mundshëm, si gjatë provimit të gjuhës, po ashtu dhe gjatë provimit të moduleve të tjera të paragrafit 1.

Rezultat i sukseshëm në provimin e gjuhës greke konsiderohet vlerësimi me 66% dhe 50 % për lëndët e tjera. Emigranti ka të drejtë të marri pjesë përsëri në rast se ka dështuar në provimin e parë.

Emigranti i cili ka kaluar me sukses provimin e mësipërm, pajiset me certifikatë njohurie të mjaftueshme për natyralizim (P.E.G.P - Π.Ε.Γ.Π) nga Sekretariati i Përgjithshëm i Nënshtetësisë/Ithageniea. Lidhur me provimin e njohurive të mjaftueshme të gjuhës së re greke (νεοελληνικής γλώσσας) banka e temave do të krijohet në bashkpunim me Qendrën e Gjuhës Greke.

3. Të gjithë aplikantët që duan të fitojnë nënshtetësinë greke me procedurë natyralizimi, të cilët janë mbi 62 vjeç, të gjithë ata të cilët janë certifikuar me paaftësi fizike më shumë se 67% nga Qendrat e Certifikimit të Aftësisë së Kufizuar (KE.P.A), si dhe të gjithë ata të cilët e kanë të pamundur të marrin pjesë në provimin me shkrim për arsye të diagnozikimit nga organet kompetente, u vijnë në ndihmë kushtet e rasteve a dhe b të nenit 5A, certifikohen me provim me gojë përpara një Komisioni Special të Provimit, me tre anëtarë, i cili përbëhet nga një (1) punonjës i Sekretariatit të Përgjithshëm të Shtetësisë, si President, dhe dy (2) mësues nga arsimi publik ose privat, të cilët emërohen bashkë me zëvendësuesit e tyre.

4. Përjashtohen nga çerftifiki i P.E.G.P-Π.Ε.Γ.Π të gjithë ata të cilët kanë mbaruar me sukses gjimnazin dhe liceun të vendit i cili ndjek programin e detyruar të arsimit grek. Përjashtohen gjithashtu ata që kanë mbaruar një program në gjuhën greke në një universitet grek ose kanë marrë një diplomë pasuniversitare në një program në gjuhën greke në një universitet grek ose kanë përgatitur një disertacion doktorature në greqisht në një universitet grek.

5. Drejtoria Rajonale e Nënshtetësisë, në kuadër të shqyrtimit të dosjes dhe në konteks të ndimës së kushteve të paragrafëve c dhe ç të nenit 5A, fton aplikantin për një intervistë, në mënyrë që të konstatojë integrimin e tij adekuat në jetën ekonomike dhe sociale të vendit dhe mundësinë e pjesëmarrjes sëtij si qytetar i vendit. Thirrja e të huajit bëhet me korrespodencë provuese. Mosparaqitja e tij justifikohet vetëm për arsye të dobësisë objektive. Nëse ftesa e një të huaji për intervistë kthehet mbrapsht dy herë, ose nëse i huaji nuk paraqitet në mënyrë të paarsyetuar, kërkesa për natyralizim refuzohet nga titullari i Drejtorisë Rajonale të Shtetësisë.

Ajo që nuk është ende e qartë është afati kohorë i përfundimit të procedurës.

Pra, nëse deri më sot afati kohorë arrin mesatarisht nga dita e aplikimit deri në në ditën e kalimit (intervista) në Komision në 5-6 vjet, në disa raste arrin edhe shumë më tepër, mbetet për t’u parë se sa do të ndryshojë kjo periudhë kohorë.

Deri më sot për çdo aplikant një nga pikat më të nxehta ka qenë “intervista” me Komisionin dhe pyetjet e tyre që shumë herë kanë qenë tepër problematike dhe jashtë çdo konteksti.

Për sa më sipër në ligjin e ri parshikohet që me vendim të Sekretarit të Pëgjithshëm të Nënshtetësisë përcaktohen:

a. Përshtatja dhe përmbajtja e bankës së temave, si dhe kriteret e publkimit të saj,

b. Porcedura, vendi dhe koha e aplikimit, si dhe kriteret e pjesmarrjes në provimet e marrjes së certifikatës së njohjes së mjaftueshme për natyralizimin (P.E.G.P - Π.Ε.Γ.Π),

c. Vendi dhe koha e zhvillimit të provimit,

ç. Certifikimi i Qendrave të Posaçme për zhvillimin e provimeve,

d. Kriteret e provimit për kategori të veçanta të aplikantëve, si dhe çdo temë tjetër specifike në lidhje me organizimin dhe lëndën e provimeve,

dh. Temat e formimit dhe funksionimit të organeve individuale dhe kolektive për organizimin dhe zhvillimin e provimeve, pas sugjerimit të Komitetit Shkencor parashikuar në paragrafin b neni 12.

ME TE LEXUARAT