Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha kërkoi ballafaqim në telefon, Rama: Jo, jo. Ai dhe Rakipllari janë njëri tap dhe tjetri top

Pasi kryeministri Rama nxori dokumentet ku tregohej koncesioni që do të jepte kreu i PD-së Lulzim Basha, ky i fundit ka kërkuar të ndërhyjë “live” në telefon në emisionin “Opinion” për t’u përballur me Ramën.
Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh do t’i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike.

“Unë them konçensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propzim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar konçension, dhe aty ka diçka interesante. Aty ka një shifër.

Lulzim Basha propozon një konçension që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larguar nga aty ku qëndroi. Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t’i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që ëhstë 37 mijë lekë për tonë. Dmth faktikisht i bie 30 euro.

Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit.
Lulzim Basha ka dashur të bëjë një konçension që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tonë që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lek, është investim privat 100%”, tha Rama.

Por kërkesa e Bashës nuk është pranuar nga Rama, i cili deri në ato momente ishte në një debat të ashpër me gazetarin Robert Rakipllari.

Fevziu: Kreu i PD-së Basha ka kërkuar të ndërhyjë në telefon

Rama: Faleminderit shumë por ai të mësojë bashkë me Rakipllarin. Ai dhe Rakipllari janë njëri tap dhe tjetri top.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet