Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha: Anulimi i kontratave të inceneratorëve qëllimi ynë kryesor! Agjenci të posaçme do ndjekin

Kur jemi më pak se një vit nga zgjedhjet parlamentare, Basha thotë se një prej synimeve të tij nëse do të vijë në pushtet është anulimi i kontratave për inceneratorët, të cilët ai i ka cilësuar si afera korruptive.

Ai thotë se do të ngrejë struktura të posaçme për të ndjekur, sipas tij, çdo para që është investuar në tendera të dyshimtë.

“Anulimi i këtyre kontratave është minimumi. Është gjëja e parë dhe e sigurt. Mekanizmi antimafia ndiq paratë kudo që ta kenë çuar nga agjencitë tona që do të merren full-time me këtë punë. Duan të justifikojnë paratë e taksapaguesve shqitptarë. Nuk ka aferë më kriminale se kjo. ka shumë korrupsion në Shqipëri, këtë e thonë shumë raporte. Një krim makabër që po vret shumë shqiptarë dhe lekët që duhet të shkojë tek qytetarët por shkojnë në mafien e plehrave, SPAK duhet të fillojë menjëherë hetimet. Po mbaron durimi. Duhet të nisë urgjentisht hetimin. Është shprehja më e qartë e kapjes së shtetit shqiptar nga mafia. Unë kam respektin më të madh për gazetarët shqiptarë. Janë në presion kriminal nga qeveria. Të pendohen pronarët e mediave dhe të mos censurojnë aferat e inceneratorëve. Kemi prej 2017 që e denoncojmë. Sot është kontrasti më therës. Me ato para tetori dhe nëntorin mund të ishte zbatuar plani ynë me 5 pika” – tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet