Ajola Xoxa kujton babain e saj të ndjerë, fotoja nga dita e dasmës

Showbiz
Ajola Xoxa kujton babain e saj të ndjerë, fotoja nga dita e

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kujtuar sot babain e saj të ndjerë.

Ajo ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet krah babait të saj në ditën e dasmës.

Bashkangjitur postimit, Ajola shkruan se i ati i mungon pa masë. “Mendje e mahnitshme dhe shpirti më i mirë. Më mungon,” shkruan ajo në postim.

Babai i Ajolës, publicisti i njohur Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

ME TE LEXUARAT