Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

A rrezikojmë të rikthehemi në izolim? Rama: Rrezikojmë patjetër, çfarë duhet të bëjmë

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” tha se maskat do të jenë të detyrueshme deri në dalje të dimrit, kjo edhe për shkak të faktit se nuk dihet cili do të jetë ndikimi i gripit stinor në reagimin e koronavirusit. Kryeministri Edi Rama nuk e ka mohuar rikthimin në izolim të vendit, nëse numrat e të infektuarve rriten ndjeshëm.

“Maskat do të qëndrojnë deri në dalje të dimrit. Çështja është çfarë do të sjelli më shumë gripi stinor. Gjobat do të merren çdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të falen.

Jemi shumë larg kapaciteteve të plota. Kemi 50% të kapaciteteve të lira.
Di që nga pikëpamja e përgatitjes jemi të përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimrit me kohë. Strategjia për këtë kohë është në tavolinën time që në qershor.
Rrezikojmë patjetër. Duhet të mbajmë maskën kudo. Duhet të respektojmë distancën.
Nuk duhet të mblidhemi për dasma, për të bërë muzikë etj.
Unë personalisht maskën e kam tmerr. Kam edhe problemin tim që kam atë astmën e vjetër që nëse nuk kam atë frymëmarrjen normale, kam edhe probleme, por unë nuk i hyj këtyre filozofive.
Unë dëgjoj çfarë thonë ata që e dinë këtë punë.”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet