A do të emërohet kryebashkiake e Durrësit? Përgjigjet Milva Ekonomi

Politikë
A do të emërohet kryebashkiake e Durrësit? Përgjigjet Milva

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi u dha fund zërave se do të bëhet kryetare e Bashkisë së Durrësit. Gjatë një lidhjeje me “Skype” për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Ekonomi tha se nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët që kanë qarkulluar në ditët e fundit. Ajo pohoi se ky është një lajm i rremë i sajuar nga ana e opozitës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam duke ushtruar detyrën e deputetes, jam në Kuvend, sot shkoj në seancë.”

Një ditë më parë, kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha para gazetarëve se kryeministri Edi Rama do të vendosë Milva Ekonomin në krye të Bashkisë së Durrësit. Sipas tij, kjo gjë do të bëhet që të firmoset për inceneratorët.

ME TE LEXUARAT