77 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë , asnjë viktimë në 24 orë

Kosovë&Rajon
77 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë , asnjë

Kosovës të enjten i janë shtuar 77 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 649 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 59 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,333.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 16,502 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 650 pacientë kanë vdekur.

ME TE LEXUARAT