Vetingu, si u shkarkua në mënyrë të dyshimtë gjyqtari i kërcënuar që dënoi Saimir Tahirin

Aktualitet
Vetingu, si u shkarkua në mënyrë të dyshimtë gjyqtari i

Gjyqtari Ardit Mustafaj i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shkarkua nga detyra më 5 mars 2020 për “mungesë burimesh të ligjshme” për të justifikuar pasurinë sipas KPK me në krye Brunilda Bekteshin. Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se gjyqtari Mustafaj nuk arriti të bindte trupën gjykuese për disa hua dhe një pjesë të të ardhurave të deklaruara, të cilat shërbyen si burim për krijimin e pasurive të patundshme në një hark të shkurtër kohor.

Procesi i vetingut për Mustafajn u krye nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici. Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe prej vitit 2004, ai ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua përkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe nga kriteri i pasurisë, Mustafaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, citon Ifront.

Sipas vendimit të KPK-së, gjyqtari Ardit Mustafaj nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve financiare të deklaruara, të cilat shërbyen për shtimin e pasurisë së tij të patundshme me një apartament në Tiranë dheë një apartament në Sarandë.

Behet fjale pikërisht per një Apartament në Sarandë

Përveç blerjes së apartamentit në Tiranë, KPK arsyeton në vendim se gjyqtari Mustafaj nuk arrin të justifikojë edhe blerjen e një apartamenti prej 54 m2 në Sarandë për 22 mijë euro në vitin 2003.

Sipas KPK ai nuk ka justifikuar dot burimin e ligjshëm të shumës 1.7 milionë lekë marrë hua nga shtetasi Gj. D., një pjesë e së cilës ka shërbyer edhe për ndërtimin e objektit 1+1 po në Sarandë. Gjithashtu nuk janë konsideruar në analizë një pjesë nga të ardhurat e bashkëshortes para martesës, pasi nuk është provuar ligjshmëria e tyre.

Nëse nga ana e KPK subjekti Ardit Mustafaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, atehere rrjedhimisht të ardurat e tij nuk vijnë nga aktivitet kriminal

Por kush është Ardit Mustafaj?

Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe prej vitit 2004, ai ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua përkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mustafaj ka qenë objekt kërcënimesh. Në shtator të vitit 2012, një vit pas atentati mafioz në qendër të Vlorës, ku u hodh në erë makina me të cilën lëvizte gjyqtari Skerdilajd Konomi, gjyqtari Ardit Mustafaj ka gjetur poshtë derës së banesës së tij një letër të gjatë kërcënuese, e shkruar me kompjuter.

Dërguesi i paidentifikuar e kërcënoi gjyqtarin dhe familjen e tij, për çështjet që ai gjykonte në atë kohë në Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Pas kësaj letre, gjyqtari ka kallëzuar në prokurori, duke bërë që Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve të caktonte një eskortë mbrojtëse për të, pjesëtarët e familjes dhe banesën e tij. Në atë kohë, gjyqtari ishte pjesë e trupës gjykuese të dosjes së Dritan Dajtit.

Por ky fakt nuk është marë për baze nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi dhe është marë me mosjustifikimin e 1.7 miljon lekëve. Vendimarrese ndaj gjyqtarit ishte trupa ku bente pjese Brunilda Bekteshi (Vata) e cila eshte akuzuar se fundi se ka fshehur të ardhurat në formularin e vetdeklarimit të pasurisë .

Dokumentat: Vetdeklarimi i Brunilda Bekteshi (Vata)Kontrata me Banken për blerjen e apartamentit ne 2009. Deklarata Bankes pas 5 vitesh shlyerjen e kredisë .Kjo pasuri apartament në Tiranë është përdorur nga Brunilda si korac për të fshehur 54 mijë euro.

Ky eshte dokumenti qe verteton këtë ,kjo kontratë porosie tregon se apartamenti 75.5 m2 në Tiranë që Brunilda Bekteshi (Vata) ka deklaruar si të blere me kredi 54 mije euro dhe qe kredia u shlye per 5 vjet është e pakuptueshme se si arriti cifti Bekteshi të shlyeje 54 mijë euro për 5 vjet kur të dy kanë deklaruar të ardhura minimale mesatare . Kthehemi tek provat shkresore deklarata e porosise e 2007 tregon se Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra dhe shuma është shlyer cash jashte zyres së noterit.

Pra ky dokument nxjerr zbuluar këtë fshehje pasurie . Nje tjetër dokument është dhe certifikata e pasurisë së apartamentit 75.5 m2 në Tiranë ku në 2007 ka pronesine e ciftit Bekteshi dhe vërtetohet që pasuria nuk është blerë në vitin 2009 por në 2007 dhe nuk është blerë me kredi sic kanë deklaruar cifti, por me lek kesh , një tjeter provë që tregon që ky apartament nuk është blerë me kredi në 2009 sic deklaron Komisionerja e Vettingut 54 mije euro me kredi …Brunilda duhet te jape shpjegime tani se për cfarë i ka përdorur 54 mijë euro të kredise pasi apartamentin ajo dhe bashkeshorti i saj e kane blere ne 2007 cash 31 milio lek te vjetra.

Mos deklarimi apo deklarim i remë ngarkon me përgjergjësi penale cdo komisioner por jo vetëm dhe cdo nënpunës civil i cili e ka deryrim ligjor plotësimin pa gabime të formularit të vetdeklarimit të pasurisë.

Por nga ana tjetër gjyqtari Ardit Mustafaj ka dënuar Sajmir Tahirin, Mustafaj ka kërkuar që të pranohej dhe të merrej vendim dënimi për njërën prej akuzave të Prokurorisë ku i pandehuri ishte I akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Gjyqtari nuk ka qenë dakord me ndryshimin e klasifikimit të veprës penale ndaj Tahirit, teksa shfaqi rezerva.

Sipas gjyqtarit, nëse do të kishte një riklasifikimit të veprës penale ndaj ish-ministrit, detyrimisht duhet të ishte ajo e përkrahjes së organizatave kriminale për shkak të funksionit të tij publik dhe jo ajo e shpërdorimit të detyrës, sikurse këmbëngulnin dy anëtaret e tjera të trupit gjykues.

Kjo ka qenë edhe pika shumë e debatueshme e gjyqtarëve, që nuk kanë qenë në një mendje. Në fakt, një pjesë e provave të Prokurorisë ishin të dukshme në fajësinë e tij, ashtu sikurse kishte edhe mjaft të tjera në mospërputhje të plotë me çfarë deklarohej – ka pohuar gjyqtari Mustafaj.

ME TE LEXUARAT