Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Veliaj: PS është familja e njerëzve të punës, jo e atyre që zihen me karrige për t’u bërë deputet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj I pranishëm sot në Asamblenë e PS në Shën Gjergj tha se PS është një familje e madhe e njerëzve të punës që ia dalin vetë.

“Partia Socialiste është një familje e madhe e njerëzve të punës, që ia dalin vetë, e çunave dhe e gocave të sakrificës”.-tha Veliaj duke sjellë emra dhe shembuj suksesi të njerëzve të thjeshtë, të cilët ngrihen çdo mëngjes për të punuar për familjet e tyre.

“Nëse për të tjerët partia është kthyer në parti familjare, – njëherë e burrit, pastaj e gruas, pastaj e shokut të ngushtë, dhe ti nuk e di nëse është e Lulit, apo e Berishës, – PS është partia e Vitmarit, e një çuni që nuk ishte VIP, që nuk e promovoi njeri në festival, e një çuni që çdo gjë e ka arritur me mund, që i ka rënë kitares edhe në rrugë, edhe në autobus e park; ne jemi partia e Marselës, e një goce e cila ka shkuar me gomone, me nënën dhe motrën e saj, në Itali, e rritur vetë me sakrifica, pa emrin e babit e të mamit, pa njohje, pa maxhordomë që i hapin derën; ne jemi partia e çunave dhe gocave të këtij qyteti, që ia dalin edhe vetë, e njerëzve që kanë bërë 100 sakrifica, që nuk janë katapultuar as nga Hollanda dhe as i kanë bërë shkollat jashtë se kanë pasur mamin dhe babin të pasur, por janë rritur vetë. Unë besoj se ne jemi partia e këtyre njerëzve,” tha Veliaj.

Duke sjellë shembuj të njerëzve të zakonshëm, por që kanë krijuar diçka me sukses në Shëngjergj, që përpiqen me mund e djersë çdo ditë për të rritur aktivitetin e tyre, Veliaj dhe se çelësi i këtij suksesi, nga i cili frymëzohet edhe vetë Partisë Socialiste, është vetëm puna.
“Ne jemi partia e Armirit, i cili rrit në Shën Gjergj troftën e racës kaliforniane, më e mira në Shqipëri. Ne jemi partia e Hakiut dhe do jemi partia e çdo Hakiu, derisa të bëjmë edhe shtëpinë e fundit të tërmetit. Ne jemi partia e Osmanit dhe e Besit, që kanë një baxho ku mbledhin qumështin e gjithë lagjes. Ne jemi partia e Xhelalit, jo e Xhelalit që rrihet me karrige në kokë për t’u bërë deputet, por e Xhelalit që ka stallën me 25 dhi, që mban familjen e vet. Ne jemi partia e Ibies, që ka një serë modeste me domate; jemi partia e Çimit, që ka bërë një bujtinë shumë modeste, partia e Conit, i cili kujdeset për një mulli që në kohën e gjyshërve të tij,” tha Veliaj.

“Ne jemi partia e këtyre njerëzve që, ndoshta nuk kanë mbiemra të mëdhenj, që nuk janë VIP-a, që nuk njohin dreqin e të birin për të mbaruar punë, por që me djersën e tyre duan vetëm një mundësi,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues i PS për qarkun e Tiranës, u shpreh se kjo forcë politike është e vetmja që iu gjendet pranë qytetarëve, pavarësisht teserës që ata kanë, pavarësisht se janë në qytet apo në periferi, por vetëm në bazë të nevojës dhe problemeve që ata kanë.

“Ishte gëzim shumë i madh kur njerëzit dilnin nga Njësia dhe thoshin “mora certifikatën e pronës”, “mora certifikatën e banesës”, “mora dëmshpërblimin për tërmetin”, “mora kontratën për shtëpinë e re që do të bëhet nga tërmeti”! Ne jemi partia e këtyre njerëzve që kanë një nevojë dhe në ditën e nevojës, në orën 04:00 të mëngjesit kur bie tërmeti, themi: “O burra, o gra të dalim e të ndihmojmë! Nuk kthehemi në anën tjetër dhe t’ia rrasim gjumit e më pas të zgjohemi në 11:00 për konferencën e shtypit, apo tëitt-in e radhës që çmend dynjanë”, deklaroi Veliaj.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet