Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vasili reagon ashpër: Rama lëshon mashtrime me gjasme rritje rrogash! Ai që beson këtë palaço, s’ka respekt per veten

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ndaj premtimeve të kryeministrit Rama për rritje rrogash dhe naftën pa akcize për fermerët, duke e quajtur një palaço që tallet me veten.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka shpërndarë një video kur Rama ishte në opozitë në 2013 dhe tregon se çfarë thoshte për qeverinë e asaj kohe.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kur palaçua tallet me veten!
Sot as 6 muaj para zgjedhjeve ky Rama leshon shashka mashtruese me gjasme rritje rrogash, gjasme nafte pa akcize fermereve etj etj mashtrime, qe nuk i beri per 8 vjet rresht.

Shikoni çfare thoshte po ky syfet, kur ishte vete ne opozite ne 2013, per qeverine e asaj kohe.
Kush e beson më kete palaço s’ka asnje respekt per veten.

 

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet