U kap në Greqi me kamionin plotë me drogë, ja kush është shqiptari i arrestuar

Aktualitet
U kap në Greqi me kamionin plotë me drogë, ja kush

Mëngjesin e sotëm, policia greke ka finalizuar operacionin anti-drogë, ku ka mundur të vërë në pranga dy shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, dy shqiptarët, drejtues të dy kamionëve janë ndaluar për kontroll në aksin Kakavije-Janinë, në vendin e quajtur Kranulas dhe u është sekuestruar në njerin prej mjeteve 115 kilogramë marijuanë.

Mësohet se një nga shqiptarët e arrestuar është Spiro Dukoli, 29-vjeç dhe drejtonte kamionin me targa AA328ET.

Marijuana e sekuestruar ishte paketuar në 24 pako dhe ishte futur në pesë çanta të zeza. Po ashtu atyre iu gjetën dhe sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro.

ME TE LEXUARAT