Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani/ Djali i dytë shpëtoi mrekullisht

Aktualitet
Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani/ Djali i dytë shpëtoi

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, kanë vdekur mëngjesin e djeshëm në Gjermani pasi ishin goditur nga treni.

Të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Mehmet Arifaj, familjar i afërm i viktimave ka treguar se në momentin tragjik, bashkë me ta kishte qenë edhe djali i dytë i cili i ka shpëtuar aksidentit tragjik.

“Nëna e tyre ka qenë me ata dhe e ka dëgjuar tragjedinë. Si kam dëgjuar unë, ajo ka rënë në shok. Djali i dytë ka qenë me ata. Ka dashur zoti, ka pasur ymër është ndal dhe nuk ka vrapuar. Ky është 14-vjeçar, i madhi 17-vjeçar ndërsa i vogli 13-vjeçar.

Treni i cili kanë pasur ata për të shkuar në shkollë e kanë parë aty të ndalur. Ata kanë menduar se treni po ikë. Nuk kanë pritur fare duke i tejkaluar laurat tek hekurudha. Nuk e kanë menduar trenin tjetër që po vinte. Nuk e kanë parë duke ardhur dhe kanë vrapuar ku janë goditur më pas nga ky tren”, ka thënë ai.

 

ME TE LEXUARAT