Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tragjedia e familjes kosovare në Gjermani, si shpëtoi mrekullisht vëllai i tretë nga përplasja e trenit

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit kanë vdekur mëngjesin e djeshëm në Gjermani, pasi ishin goditur nga treni.

Të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Mehmet Arifaj, familjar i afërm i viktimave ka treguar se në momentin tragjik, bashkë me ta kishte qenë edhe djali i dytë, i cili i ka shpëtuar aksidentit tragjik.

“Nëna e tyre ka qenë me ata dhe e ka dëgjuar tragjedinë. Si kam dëgjuar unë, ajo ka rënë në shok. Djali i dytë ka qenë me ata.

Ka dashur zoti, ka pasur ymër është ndal dhe nuk ka vrapuar. Ky është 14-vjeçar, i madhi 17-vjeçar ndërsa i vogli 13-vjeçar.

Treni i cili kanë pasur ata për të shkuar në shkollë e kanë parë aty të ndalur. Ata kanë menduar se treni po ikë.

Nuk kanë pritur fare duke i tejkaluar laurat tek hekurudha.

Nuk e kanë menduar trenin tjetër që po vinte. Nuk e kanë parë duke ardhur dhe kanë vrapuar ku janë goditur më pas nga ky tren”, ka thënë Arifaj për Klan Kosova.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet