Tjetër konflikt/ Presidenti Kinez thirrje ushtarëve: Bëhuni gati për luftë!

Bota
Tjetër konflikt/ Presidenti Kinez thirrje ushtarëve: Bëhuni gati

Presidenti kinez Xi Jinping u ka kërkuar ushtarëve të tij të përqendrohen në përgatitjet për luftë gjatë një vizite në një bazë ushtarake në jug të Kinës.

Ai u tha trupave të tij të Marinës dje 'të përqendroni të gjithë mendjen dhe energjinë tuaj në përgatitjen për luftë dhe mbani një nivel të lartë gatishmërie'.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thirrja e Xi për gatishmëri luftarake vjen ndërsa tensionet politike janë ndezur midis Kinës dhe Tajvanit të vetë-qeverisur, të cilin Pekini e konsideron si të vetin.

Lideri Komunist ka vizituar rajonin jugor të Kinës, ndërsa po merr pjesë në festimet për 40-vjetorin e zonës së posaçme ekonomike Shenzhen sot.

Ndërsa vizitonte bazën detare, Xi u kërkoi ushtarëve të përshpejtonin përmirësimin e aftësive të tyre luftarake në mënyrë që të bëhen një forcë elite i të gjitha rajonit.

ME TE LEXUARAT