Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studimi, njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga Covid-19!

Njerëzit me grupin e gjakut 0 mund të jenë më pak të prekshëm nga Covid-19 dhe ekziston mundësia që të mos sëmuren rëndë.

Por studiuesit thonë se duhen bërë më shumë studime për këtë.

Sipas një studimi të bërë së fundmi, grupet e gjakut mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndjeshmërinë e një personi ndaj infeksionit dhe për të mos u sëmurë rëndë nga ai, raporton CNN.

Një studim danez zbuloi se mes 473,654 njerëzve që bënë testin për Covid-19, vetëm 38,4% me grupin e gjakut 0 doli pozitiv, edhe pse në mesin e një grupi prej 2.2 milionë njerëzish që nuk ishin testuar, ai grup gjaku përbënte 41.7% të popullsisë.

Në studimin tjetër, studiuesit në Kanada zbuluan se mes 95 pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, pjesa më e madhe me grupin e gjakut A ose AB, pra 84% e tyre, kërkonte ventilim mekanik krahasuar me pacientët me grupin e gjakut 0 ose B, i cili ishte 61%.

Sipas po këtij studimi ata me grup A dhe AB rrinin më gjatë në kujdes intensiv, krahasuar me 0 dhe B.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet