Malltezi publikon dokumentin: "SPAK të hetojë vjedhjen e 14 milion eurove në 14 ditë"

Politikë
Malltezi publikon dokumentin: "SPAK të hetojë vjedhjen e 14

Kreu i Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Abi Malltezi, në një shënim në rrjetin e tij social ka denoncuar sërish qeverinë, për aferën e inceneratorëve të cilën e quan si “hajdutllëku më bastard që ka ndodhur menjëherë”.

Malltezi kërkon që SPAK të shikojë vetëm foton që ai ka publikuar, teksa shton se janë kaluar 14 milion euro për vetëm 14 ditë.

Malltezi shton se “veç këtë foto të analizojë SPAK dhe vërtet mund të themi që reforma në drejtësi mund të japë rezultat”.

‘Vjedhja me inceneratorët është hajdutllëku me bastard që ka ndodhur ndonjëherë. Mjafton kjo foto për të bërë punën SPAK. Kaq e thjeshtë është. Kanë përlarë 14 milione euro për 14 ditë.

Kjo nuk do ishte e mundur pa Edi Ramën, Ben Ahmetaj, Lefter Kokën. Në dhunim të Direktives së Mbetjeve të BE dhe të strategjisë Shqiptare të mbetjeve që ishte në fuqi kanë ndarë miliona euro. Veç këtë foto të analizojë SPAK dhe vërtet mund të themi që reforma në drejtësi mund të japë rezultat. Prandaj dridhet dhe përdridhet Rama dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Strukturuar Kriminal të krijuar për të vjedhur qindra miliona euro të shqiptarëve.’

ME TE LEXUARAT