Shpërndante drogë në doza të vogla, 35 vjeçari në Gramsh kapet me 1 milion e gjysmë lekë me vete

Aktualitet
Shpërndante drogë në doza të vogla, 35 vjeçari

Një 35 vjeçar nga Gramshi është arrestuar pasi posedonte dhe shpërndante në doza të vogla qese me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit nga policia, 35 vjeçarit me iniciale E. P., në mjetin në të cilën qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT