Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

SHBA, G7: Rritja e sulmeve kibernetike me kriptomonedha, shqetësuese

Ministrat e Financave të vendeve të industrializuara të G7-s shprehën sot shqetësimin e tyre ndaj numrit në rritje të sulmeve kibernetike që shpesh përfshijnë kriptomonedhën, në mes të pandemisë së COVID-19.

“G7-a është e shqetësuar për kërcënimin në rritje të sulmeve virale kibernetike, që kanë synuar sektorë kritikë, në mes të pandemisë së COVID-19”, tha Thesari amerikan pas një takimi me zyrtarë nga G7-a.

“Këto sulme, të cilat shpesh përfshijnë pagesa me kriptomonedhë, rrezikojnë funksionet thelbësore, si edhe sigurinë dhe prosperitetin tonë kolektiv”, vazhdon deklarata.

Të martën, G7 Financa pranoi se një numër autoritetesh të G7-s po eksplorojnë mundësitë dhe rreziqet që lidhen me monedhat dixhitale të bankës qendrore (CBDC).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet