Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Sharlatanë”, Basha ngre tonet: E keni me zë e figurë, nxirrjani palaços si premtonte paketën e tretë

TIRANË
Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot sërish para mediave duke akuzuar qeverinë për sjellje kriminale me qytetarët shqiptarë teksa ka sjellë një panoramë të zymtë të situatës ekonomike e sociale në vend.

Basha tha se vendi është në qorrsokak dhe drejt greminës duke i kërkuar mediave të nxjerrin me zë e figurë premtimin e kryeministrit Edi Rama për paketën e tretë të ndihmës për shkak të pandemisë por që nuk u dha kurrë.

“Vendi në qorrsokak drejt greminës. E vetmja mënyrë për ta frenuar të marrim ato masa që po marrin me efektivitet vendet në rajon. Masa e vetme e bërjes apo jo të detyrës është a i ke marrë këto masa dhe çfarë efekti kanë dhënë. Situata nuk do ishte kështu nëse do ishin bërë ato që kemi thënë ne. Prej marsit i kërkoj 2500 testime në ditë. Plotësisht e mundur për të përballuar me vërtetësi përmasat e vërteta të pandemisë. Kjo sjell obligimin tjetër, gjurmimin e rasteve. Kjo është detyra e qeverisë jo të dalin si sharlatanë, vëre maskën këtu mos e vër aty. Kjo është të lash duart. Dje kemi arritur një rekord infektimesh. Sa i përket paketës ekonomike janë premtuar prej muajit maj dhe qershor masa shtesë, paketa e tretë. E keni me zë e figurë, nxirrjani palaços siç ia nxjerrim ne. Është detyrë e medias. Është dhe për disa koha ka çelësat. Përballeni me shqiptarët kur thotë kemi bërë gati paketën e tretë, ndërkohë që vendet e tjera kanë bërë paketën e katërt. Është kriminale mënyra se si sillet me shqiptarët, me mjekët e infermierët. Një kriminel pret të vijë më e keqja për të nxjerrë me pikatore. Ky është plani ta lë të keqen deri në fund pastaj të nxjerr pikatoren. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, nuk është keqqeverisje, është krim”, deklaroi Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet