Rritja e të infektuarve me COVID-19, mbyllen për 15 ditë baret dhe restorantet në Spanjë

Bota
Rritja e të infektuarve me COVID-19, mbyllen për 15 ditë baret

Në rajonin e Katalonjës (Spanja verilindore) baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë që nga nesër në mbrëmje.

Njoftimi vjen pas bllokimit të pjesshëm të Madridit dhe kufizimeve të tjera të vendosura në rajonet e Andaluzisë, Navarre dhe Galicia për të adresuar rritjen e infeksioneve në Spanjë, ku një pandemi ka shkaktuar të paktën 33,000 viktima.

Vetëm pak më herët gjatë ditës, Franca vendosi një mbyllje të pjesshme të 8 qyteteve. Presidenti Macron njoftoi se në 8 qytete të vendit do të vendosen në shtetrrethim gjatë natës nga ora 21:00 deri në 06:00.

ME TE LEXUARAT