Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reagon Greqia: Nuk ka dialog me Turqinë, nëse…

“Nuk ka dialog nëse Turqia nuk tërheq Oruc Reis”. Ky është kushti që Greqia i ka vendosur Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Sipas Ministrit të Energjisë të turk Fatih Donmez, tashmë kanë filluar kërkimet sizmike dhe anija kërkimore nuk do tërhiqet.

Donmez, duke folur në një konferencë të energjisë në vend, theksoi: “Oruc Reis ka arritur zonën që do të jetë aktive në Mesdheun Lindor. Kërkimet filluan dje dhe sot do të marrim rezultatet e para nga inspektimet sizmike ”.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas , duke folur për SKAI, sqaroi: “Ky është një përshkallëzim shumë serioz nga ana e Turqisë. Vetëm nëse Oruc Reis tërhiqet, dialogu do të rifillojë”.

Ai po ashtu tha se qeveria do të ngrejë çështjen e sanksioneve në Samitin që do të mbahet. Turqia nxori përsëri në det anijen “Oruc Reis” në zonën e Kastelorizo, ndërsa Ankara me Navtex e 11 tetorit, bënte të ditur se kërkimet sizmike mund të zhvillohen në një zonë prej 6.5 milje detare larg me ujërat territoriale greke.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet