Rama i përgjigjet Bashës: Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së Lulzim Bashës, i cili akuzon Ramës se planifikon caktimin e Milva Ikonomit në Bashkinë e Durrësit për të nënshkruar koncesionin që do të 5-fishonte eurot për inceneratorët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!... Por do ti s'do ti, doni ju s'doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s'kthehet më!... Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill", shkruan Ram.