Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qeveria humb 32 milionë euro në gjykatën e Strasburgut

Gjyqet ndërkombëtare janë bërë një barrë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tre muajt e fundit janë humbur 14.4 milionë euro.

Në datën 1 tetor qeveria shqiptare ka humbur në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut një padi me vlerë rreth 12 milionë euro.

Këto janë të dhënat më të fundit që vijnë nga Avokatura e Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nga të cilat bëhet e ditur gjithashtu se totali i këtyre vendimeve ka shkuar në plot 32 milionë euro.

Peshën më të madhe të këtyre gjyqeve të humbura nga pala shqiptare janë ato që lidhen me procesin e kompensimit të pronave.

Konkretisht dy çështjet e fundit, “Beshiri kundër Shqipërisë“ dhe Gjergo dhe Babicenko kundër Shqipërisë“ janë padi që ishin bërë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut për sa i përket trajtimit të pronës por këto dy gjyqe pala shqiptare i ka humbur dhe do të duhet të paguaj një shumë prej 14.4 milionë eurosh, dhe janë vendime që janë dhënë tre muajt e fundit.

Pavarësisht humbjeve që shteti shqiptar po pëson në mënyrë të vazhdueshme në këtë gjykatë, në këtë mes ka edhe një fitore që është lënia në fuqi e çmimit me të cilën qeveria parashikon kompensimin e ish-pronarëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet