Qejfi kushton! Thyen karantinën për të parë striptiste, 35 detarë të nëndetëses britanike infektohen me COVID-19

Bota
Qejfi kushton! Thyen karantinën për të parë striptiste, 35

35 anëtarë të një nëndetëse britanike kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ata ishin larguar nga baza e Marinës në ShBA, në ujërat e së cilës po kryenin kërkime, dhe shkuan në Gjeorgji duke shkelur rregullat për të pirë dhe për të shkuar në klube striptizmi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të përditshmes angleze The Sun, është bërë e ditur se vetëm një person si dhe oficeri ekzekutiv tashmë i infektuar më koronavirus, i njohin kodet për armët bërthamore të ruajtura në nëndetëse.

Detarët kishin kundërshtuar të gjithë urdhrat e prerë për të qëndruar jashtë klubeve të natës, bareve apo restoranteve në Gjeorgji.

Vend, i cili deri tani ka shënuar 318,100 raste me koronavirus dhe ka parë 7,282 vdekje.

Një person i brendshëm ka deklaruar se pjesëtarët e ekuipazhit janë parë të shkojnë deri në 200 milje larg në një plazh të Florida-s.

ME TE LEXUARAT