Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përfaqësuesi i Lartë i BE infektohet me koronavirus

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell, është futur në vetë izolim, pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Borrell ka deklaruar se do të qëndrojë në karantinë derisa të marrë përgjigjen e tamponit.

“U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vet izoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”- shkruan Borrell në postimin e tij në twitter.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet