Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjobat nëpërmjet kartës së identitetit, nga nesër patrulla policie në terren për maskat

Nga dita e enjte Policia e Shtetit do të gjobisë qytetarët që nuk mbajnë maska, sipas Aktit Normativ që ka miratuar qeveria.

Uniformat blu kanë të drejtë të gjobitin çdo person me 3 mijë Lekë nëse nuk kanë maskë. Por si do të kontrollojë policia zbatimin e këtij rregulli?

Policia do të nxjerrë patrullat në terren, të cilat në momentin që konstatojnë qytetarët pa maska, vendosin gjobën nëpërmjet kartës së identitetit.

Nëse një person nuk ka kartë identiteti me vete, ose refuzon ta japë atë, atëherë do të shoqërohet në polici dhe do lirohet pas konfirmimit të saktë të identitetit.

Policia Rrugore ka marrë përsipër që të konrollojë të gjitha mjetet e transportit publik dhe makinat private. Nëse në urbanë konstatohen punonjës ose qytetarë pa maskë, do të gjobiten nga rrugorët.

Ndërsa në rastet e ndalimit të makinave private, kur personat nuk kanë lidhje familjare, gjithashtu do të ndëshkohen.

Policia vetëm do të vendosë gjobën dhe të dhënat më pas do kalojnë në sistemin e faturës së dritave.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet