Nuk mundi të shkonte te dentist për shkak të COVID-19, 42-vjeçari heq dhëmbët e tij me pincë

Soft
Nuk mundi të shkonte te dentist për shkak të COVID-19,

Një punëtor që humbi të ardhurat e tij gjatë karantinës hoqi dy dhëmbë të tij me pincë pasi kishte pirë tetë kanaçe birra për të mpirë dhimbjen sepse nuk mund të merrte një takim dentar për shkak të krizës së koronavirusit.

Chris Savage, 42 vjeç, u përpoq të hiqte dy dhëmbë në dhomën e tij të gjumit sepse nuk mund të regjistrohej te një dentist ose të rezervonte një takim urgjence.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se kishte qenë në 'agoni' për ditë me radhë.

Punëtori, nga Southsea në Portsmouth, Hampshire, pranoi se ishte 'dehur shumë' paraprakisht duke pirë tetë kanaçe birrë për të lehtësuar dhimbjen para se të nxirrte dhëmbin e parë. Ai më pas priti ditën tjetër para se të nxirrte dhëmbin e dytë.

Më herët 42 vjeçari kishte humbur dy dhëmbë të tjera gjatë një incidenti me biçikletë.

ME TE LEXUARAT