Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nga 200 deri në 1300 euro për person, kapen 30 klandestinë në Maliq e Pogradec, pranga 2 transportuesve

Dy transportues klandestinësh janë arrestuar në Maliq pasi kundrejt fitimit po ndihmonin 30 emigrantë të paligjshëm të kalonin nëpërmjet Shqipërisë drejt BE.

Një 20-vjeçar u arrestua pasi në vendin e quajtur ”Tyrbja e Gocës” në Maliq u kap me 29 klandestinë që do u merrte nga 300- 1300 euro për t’i çuar në Tiranë dhe më pas në një nga vendet e BE. Po ashtu është shpallur në kërkim një bashkëpuntor i tij.

Ndërsa në vendin e quajtur ”Guri i Kuq” në Pogradec një 44-vjeçar nga Maliqi u arrestua pasi në makinë iu gjet një emigrant i paligjshëm që po e transportonte për 200 euro.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
U kapën duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa i shpalluri në kërkim nuk iu bind urdhrit të Policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Maliq dhe Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• M. B., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Benz”, 29 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 1300 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi M. B. rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, nga verifikimet e kryera rezulton bashkëpunëtor i dyshuar i 20-vjeçarit.

• Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili u kap nga forcat e Policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit prej 200 euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet