Ndeshja me Lituaninë/ Shqipëria me 3 ndryshime në formacion, ulet në stol Manaj

Sport

Shqipëria do të zbresë me tre ndryshime në formacion në ndeshjen që do të zhvillojë në orën 18:00 kundër Lituanisë për Ligën e Kombeve.

Siç dihet tashmë trajneri Reja i qëndron fantatik formacionit 3-5-2 ku në portë është kapiteni Etrit Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbrojtja do të jetë e pandryshuar nga ndeshja me Kazakistanin, pasi para portierit do vendosen Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla.

Në krahun e majtë është zgjedhur sërish Veseli, ndërsa në mesfushë Bare dhe Abrashi këtë herë do të mbështeten nga Laçi dhe jo nga Kallaku.

Ndryshimi tjetër do të jetë në krahun e djathtë të mesfushës ku vendin e Trashit e ka marrë Lenjani.

Sakaq Reja në sulm ka zgjdhur të ulë në stol Rei Manajn, vendin e të cilit e ka marrë Seferi, i cili do të mbështesë Armando Brojën.

ME TE LEXUARAT