Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjeket ndezin alarmin: Virusi mund t’ju lej të shurdhët

Në Britani, një pacient i infektuar me koronavirus humbi dëgjimin si pasojë e virusit. Ky është rasti i parë i regjistruar britanik, ndërsa pacienti vuante dhe nga astma.

Pas një qëndrimi të gjatë në spital, ai u ankua për dhimbje në veshin e tij të majtë dhe më pas humbi dëgjimin. Ai nuk kishte pasur më parë probleme me veshët.

Mjekët thanë se humbja e dëgjimit mund të shkaktohet nga viruset, duke përfshirë HIV, shytat dhe sifilizin.

Ekspertët e shëndetësisë në Britani thanë se COVID mund të shkaktojë humbje të papritur të dëgjimit, duke u bërë thirrje mjekëve që të jenë vigjilen për ndërlikimet dhe të japin trajtimin e duhur për të ulur shanset e humbjes së dëgjimit.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet