Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri i Jashtëm grek vjen në Tiranë për kufirin detar/ Konfirmohet data

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë më 20 tetor.

Vizita në Tiranë e kryediplomatit grek vjen pak më shumë se një muaj nga vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë në 15-16 shtator në një konferencë rajonale.

Sipas informacioneve, arsyeja kryesore e vizitës së Dendias në Shqipëri është deti, që riktheu debatin edhe njëherë në dy anët e kufirit.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias tha pak ditë më parë që çështja e kufirit detar me Shqipërinë duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në një intervistë për mediat greke, ai u shpreh se shpreson te rinisja e dialogut. Dendias theksoi se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.

Debati me Greqinë për detin u rindez, pasi Athina zyrtare deklaroi se do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë zgjidhet me ndihmën e palëve të treta, ose gjykatave ndërkombëtare.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet